Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Rritja e kredisë ul kapitalizimin e sektorit bankar për të tretin tremujor radhazi
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi.Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të qershorit zbriti në 19.25%, nga 19.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Ky tregues ka pësuar gjithashtu një rënie shumë të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në mesin e vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit kishte qenë 19.27%.Rënia e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit është ndikuar sidomos nga rritja e shpejtë e kredisë, por pjesërisht edhe nga rënia e fitimeve dhe shpërndarja e dividendëve nga aksionerët e bankave.Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera...