Zjarret vijojnë, 5 vatra ende aktive

Zjarret vijojnë, 5 vatra ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) ka raportuar mbi situatën e zjarreve në vend, duke konfirmuar pesë vatra, nga të cilat tri janë aktive dhe dy janë nën monitorim. Vatra aktive: Malin e Bërzhitës: Zjarri në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësisë administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren të vështirë dhe të paarritshëm nga toka. Megjithatë, aktualisht nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore. Zona e Pezë-Helmës: Zjarri i nisur më 10 gusht në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur më pas në zonën e Pezë-Helmës, vazhdon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara. Këto vatra po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm derisa të fiket plotësisht. Kulumri dhe Lumi i...