Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Swiatek në “top-formë”: Mund Paolini në finalen e Sinsinati dhe ngjitet në vendin e dytë në botë
19 Gusht 2025 12:06 Telesport Tenistja polake Iga Swiatek fitoi turneun Masters të Sinsinati. Në finalen e luajtur në Ohaio, ajo mundi 2-0 (7-5, 6-4) italianen Jasmine Paolini. Për Swiatek ky është trofeun nr.24 në karrierë. Një sukses që i jep mundësi Swiatek të ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore, ndërsa Paolini shkon në vendin e 9-të. Polakja po kalon një moment të mirë, pasi pak kohë më parë triumfoi edhe në Wimbledon. Edhe pse luajti mirë në finale, duket se Paolini e ka të pamundur të mposhtë rivalen polake, që e ka mundur në të 6 duelet e zhvilluara mes tyre. Për Swiatek ky është triumfi nr.11 në turnetë Masters, që për herë të parë fiton në Sinsinati.