Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Müller habitet qysh në debutim nga MLS, nuk e njihte rregullin “2-minutësh”. Si ai e kishte pësuar edhe… Messi
Thomas Müller ishte shumë pranë debutimit perfekt me Vancouver Whitecaps. Ish-lideri i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane zhvilloi ndeshjen e tij të parë në MLS, duke shënuar edhe një gol. Megjithatë, goli iu anulua për pozicion jashtë loje, duke i mohuar gëzimin e madh kanadezëve, që në fund barazuan 1-1 kundër Houston Dynamo. Müller u ambientua shpejt, por do t’i duhet të mësojë po kaq shpejt rregulloren e futbollit përtej oqeanit. Pas ndeshjes, lojtari i lindur më 1989 zbuloi me shaka se nuk njihte një rregull të veçantë të MLS, që e kishte habitur. Bëhet fjalë për rregullin që lidhet me dëmtimet. Müller shpjegoi: “Gjëja me të cilën më duhej pak kohë të mësohesha ishte një rregull. Nuk e di nëse e vutë re. Jayden...