Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qytetarët e Tiranës shpëtojnë nga ‘biznesi i vdekjes’ në lagje, vendosen rregulla të forta për shtëpitë funerale
Këshilli bashkiak i Tiranës i ka dhënë fund epokës së ekspozimit të arkivoleve, kurorave apo pajisjeve të varrimit që shfaqeshin hapur në çdo hyrje pallati. Vendimi i qershorit të këtij viti përcakton jo vetëm rregullat për shitjen e arkivolëve vend e pa vend, por edhe kritere të forta për shtëpitë funerale. Në vendim thuhet se “shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun”. “Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivole, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të dukshme për...