Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno/ Gonxhja: Në një nga zonat ku nisi eksodi

Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno/ Gonxhja: Në një nga zonat ku nisi eksodi

Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno, Himarë, një nga zonat nga ku nisi ai eksod! Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku ndërt të tjera shkruan se është inspektuar hapësira ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë. “Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor. Ai do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e...