Beteja për mandatin e deputetit, nis shqyrtimi i padisë së Andia Ullirit në Kolegjin Zgjedhor

Beteja për mandatin e deputetit, nis shqyrtimi i padisë së Andia Ullirit në Kolegjin Zgjedhor

Në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i padisë së demokrates Andia Ullirit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Ulliri kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas. Andia Ulliri përfaqësohet nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk është paraqitur, por përfaqësohet nga avokati Rexhë Margjeka. Kandidatja demokrate, e cila kërkon t’i marrë mandatin ish prokurorit Arian Ndoja për shkak të kuotës gjinore, ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe vendimin e kryekomisionerit Celibashi që rrëzuan njeri pas tjetrës kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe ajo e mbyllur funksionojnë të ndara. Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit Top Channel