Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtohet Muzeu i Arbëreshëve në Himarë, Gonxhja: Urë lidhëse mes brezave dhe brigjeve
Së shpejti do të hapet Muzeu i Arbëreshëve në Vuno të Himarës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka inspektuar hapësirat ku do të ngrihet muzeu, që sipas tij do të jetë një ‘urë’ mes brezave dhe brigjeve, dhe ku rrëfimet e të parëve do të marrin ‘jetë’ përmes ekspozitave e kujtimeve. Sipas ministrit Gonxhja, projekti parashikon restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, ndërsa e cilëson muzeun si një hap të madh për gjallërimin e Vunoit përtej sezonit turistik veror. Postimi i plotë: Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno, Himarë, një nga zonat nga ku nisi ai eksod! Inspektuam hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka...