Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit? Shpall fituese firmën që kërkoi 62 MLN më shumë

Benet Beci vjedh dhe me tenderin e drruve të zjarrit? Shpall fituese firmën që kërkoi 62 MLN më shumë

Një rast shqetësues në tenderat publikë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku tenderi për blerjen e druve të zjarrit dhe peletit është fituar nga një firmë që kërkoi shumën më të lartë, duke rrezikuar buxhetin e qytetit. Tenderi me numër reference REF-51068-06-13-2025 ishte i hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar, ndërsa fondi limit i përcaktuar nga Bashkia ishte 27,500,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 330 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fituesi u shpall kompania WOODPECKER, në pronësi të Denis Deda, Tonin Pisha dhe Panagiotis Kranas, me vlerën 27,201,352 lekë të reja pa TVSH ose rreth 326 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë përfaqëson rreth 99% të fondit limit të tenderit. Nga dokumentet e disponueshme, rezulton se në garë...