Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO | Anija shqiptare “Lissus” niset në misionin 6-mujor të NATO-s
Nga baza e Sarandës është nisur sot drejt Egjeut anija “Lissus” me 22 detarë në bord. Ajo do të marrë pjesë për 6 muaj në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, i cili garanton sigurinë detare në Mesdhe. Kapiteni Jetnor Balla do të udhëheqë misionin, ndërsa trupës iu përcollën urimet për një shërbim të suksesshëm dhe mirënjohja për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj. Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione shpëtimi, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet tona në Egje kanë realizuar 29 operacione dhe kanë shpëtuar mbi 700 persona.