Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi në Uashington, Manjani: Mbaroi budallëku i masakrimit në emër të “ndikimit rus”? Se na hapën barkun…
Ylli Manjani ka komentuar takimin e djeshëm në Uashington, ku u diskutua për fatin e Ukrainës. Postimi i Manjanit Pra, si përfundim: 1. Rusia mori çfarë desh. Mori atë për të cilën luftoi jo pa kosto ushtarake. Pra fitoi Putini. 2. Amerika është e vetmja që shuan konflikte (në fakt edhe që i nxit ato). Por në këtë rast merr përsipër garantuesin ushtarak se Rusia nuk do marrë më territore të tjera në Ukrainë. Por fitoi edhe Trumpi sepse premtoi mbylljen e konfliktit. 3. Europa, që ka harruar të luftojë, bën dekorin e skenografisë të humbësve, me kosto ekonomike të tmerrshme. Detyra e vetme e Europës është të bëhet mburojë diplomatike për aktorin Zhelenski,që të mos e shqyejnë të vetet. Fitojnë udhëheqësit mediokër të BE...