Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përzgjidhen 30 infermierë përmes portalit/ Koçiu: Punësimi mbi bazë të meritës
“Përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”, garantojmë transparencë dhe punësim mbi bazën e meritës, duke i shtuar sistemit shëndetësor profesionistë të rinj dhe të përkushtuar”. Kështu shkuan në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ku ndër të tjera asjo shton se në thirrjen e 10-të u përzgjodhën 30 infermierë. “Në thirrjen e 10-të u përzgjodhën 30 infermierë, mes tyre Emanuela, Jurgeni, Liridona dhe Fatjoni, të cilët tashmë janë në shërbim të qytetarëve në qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit. Urojmë suksese të gjithë të rinjve që i janë bashkuar bluzave të bardha, për të dhënë kontributin e tyre me përkushtim, humanizëm dhe dinjitet”, shkruan Koçiu.