Dodik nuk është më president i RS, analistët janë të bindur, ja pse ai do vazhdojë të lëvizë fijet në prapaskenë

Dodik nuk është më president i RS, analistët janë të bindur, ja pse ai do vazhdojë të lëvizë fijet në prapaskenë

Marsela SHYTIA A po afron fundi i karrierës politike të Milorad Dodikut? Nga “reformist” në “nacionalist”, rruga që tani po merr një epilog gjyqësor. Nga një politikan i promovuar nga bashkësia ndërkombëtare si “reformist” i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik u shndërrua në një nacionalist që kundërshton shtetësinë dhe ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkel reformat e dakorduara, dëbon diplomatët gjermanë nga RS dhe hyn në konflikte të hapura me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Vendimi përfundimtar që iu dha më 1 gusht 2025 është vetëm kulmi i një procesi që ka zgjatur pothuajse dy dekada dhe analistët besojnë se fundi i tij politik nuk është ende afër. Vendimi i Gjykatës Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka rrëzuar ankesën e Milorad Dodik...