Anija “Lissus” me 22 efektivë në misionin e NATO-s në Egje, Ministri i Mbrojtjes: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit

Anija “Lissus” me 22 efektivë në misionin e NATO-s në Egje, Ministri i Mbrojtjes: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut. “Në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës. Pata kënaqësinë të vizitoj anijen tonë dhe të përcjell urimet e mia për një mision të suksesshëm, si edhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës sonë detare të udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla“, shkruan Vengu. Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të...