Pjesë e një organizate kriminale, kush është shqiptari që u ekzekutua në Athinë

Pjesë e një organizate kriminale, kush është shqiptari që u ekzekutua në Athinë

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që tronditi zonën e Agios Panteleimonas në Athinë të hënën mbrëma, ku një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është 47-vjeçari Artur Turabi, i njohur për autoritetet greke dhe me precedentë penalë të mëparshëm. Sipas mediave greke, Turabi u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi. Artur Bashimi i njohur si “Turabi”, u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe hetimet për zbardhjen...