Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dyshohet se pësoi infarkt, detaje të reja nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht pas mbushjes së dhëmballës
Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e 59-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Bilisht, i cili ndërroi jetë pasi kishte shkuar për trajtim në një klinikë dentare. Sipas raportimeve në media viktima kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një të afërt tjetër të familjes. Pas kryerjes së një mbushjeje në dhëmballë, 59-vjeçari është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: “S’jam mirë”. Gjendja e tij është përkeqësuar shpejt dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pësuar një infarkt fatal. Aktualisht nuk është konstatuar ndonjë shkelje nga ana e mjekut stomatolog, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i vdekjes. Ndërkohë dentisti 36-vjeçar është marrë në pyetje nga policia e Devollit.