Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
500 mijë € kanabis, kokainë dhe armë! Zbulohet laboratori i drogës në Yzberisht
Një laborator drogë është zbuluar së fundmi nga policia e Tiranës në zonën e Yzberishtit. Në kuadër të operacionit “Shape”, policia e kryeqytetit ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Shkëlqim Krrashi, ku gjeti 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis (çokollatë), 22.5 litra vaj kanabisi, rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht. Sipas policisë, droga e sekuestruar arrinte vlerën e 500 mijë eurove. Në fund të operacionit u arrestua 61 vjeçari Shkelqim Krrashi, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.