EMRI/ Banesa shërbente si “laborator” droge, arrestohet pronari në Tiranë! Sekuestrohen lëndë narkotike me vlerë 500 mijë euro

EMRI/ Banesa shërbente si “laborator” droge, arrestohet pronari në Tiranë! Sekuestrohen lëndë narkotike me vlerë 500 mijë euro

Në Yzberisht është zbuluar një banesë, e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë  një 61-vjeçar, pronarin banesës, i identifikuar si Shkëlqim Krrashi. Gjatë aksionit  janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë...