Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, për të nisur përgatitjet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një dite me takime të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump tha se e telefonoi Putinin për të biseduar për një takim të mundshëm me Zelenskyyn, pasi u takua me këtë të fundit, si dhe me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Finlandës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Shtëpinë e Bardhë. “Ky është një hap shumë i mirë, një hap fillestar për luftën që ka nisur pothuajse katër vjet më parë”, tha Trump. Yury Ushakov, ndihmës i Putinit...