Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Laborator droge në Yzberisht! Banesa e mbushur me kokainë, kanabis çokollatë e armë-pranga pronarit
droga dhe arma e sekuestruar TIRANË-Një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike është zbuluar në Yzberisht, Tiranë. Në banesën e kthyer në laborator droge u sekuestruan rreth 17 kg kanabis çokollatë, një sasi kokaine, si dhe 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro. Pronari i banesës, Shkëlqim Krrashi, 61-vjeç u arrestua në flagrancë, ndërsa iu gjet edhe një armë zjarri dhe një gjahu. Njoftimi i policisë: Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe...