20% e territorit të Ukrainës e pushtuar nga Rusia? Zelenski reagon pas debatit me Trump

20% e territorit të Ukrainës e pushtuar nga Rusia? Zelenski reagon pas debatit me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se pati një diskutim të gjatë me Presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një hartë të shfaqur në Zyrën Ovale që tregonte territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. “Debatova për përqindjen në hartë, sepse e njoh shumë mirë këtë përqindje,” tha ai. Megjithatë, të dy liderët zhvilluan një “bisedë të ngrohtë dhe domethënëse” për këtë çështje, shtoi Zelenski. “Nuk është e mundur të thuhet se kaq shumë territor është marrë në këtë moment. Këto pika janë të rëndësishme,” tha ai. Presidenti Donald Trump i prezantoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një hartë të madhe që tregonte se 20 për qind e vendit të tij është nën kontrollin rus. Top Channel