Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Heqja dorë nga Donbasi, si të hiqte dorë SHBA-ja nga Florida”, Merz: E gjithë Evropa të marrë pjesë në garancitë e sigurisë
                            Kancelari gjerman Friedrich Merz foli gjithashtu për gazetarët pas takimit me presidentitn amerikan Donald Trump. “[Sa i përket] çështjes se kush do të marrë pjesë në garancitë e sigurisë… është krejtësisht e qartë që e gjithë Evropa duhet të marrë pjesë,” tha Merz për mediat. Ai kritikoi gjithashtu taktikat negociuese të Moskës me Kievin. “Kërkesa ruse që Kievi të heqë dorë nga pjesët e lira të Donbasit është, për ta vënë në perspektivë, e barabartë me atë që SHBA-së t’i kërkohej të hiqte dorë nga Florida.” Top Channel