Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Territori ukrainas nuk u diskutua sot, të ndodhë në takimin trepalësh
Liderët e mbledhur sot në Shtëpinë e Bardhë nuk diskutuan për rishikimin e kufijve të Ukrainës, pasi kjo është një çështje që i takon Presidentit Volodymyr Zelensky ta trajtojë në një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Rusinë, tha Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Nuk e kemi diskutuar këtë sot”, tha ai për Fox Neës kur u pyet për këtë çështje. “Të gjithë janë të qartë, përfshirë [Presidentin amerikan Donald Trump], që kur bëhet fjalë për territorin, është presidenti ukrainas ai që duhet ta diskutojë këtë në takimin trepalësh dhe ndoshta në bisedime të mëtejshme me Vladimir Putinin nga Rusia.” Sipas Rutte, sot mes liderëve ekzistonte mirëkuptimi se për çdo diskutim rreth territoreve, duhet të ketë garanci sigurie. Ai shtoi se çdo vend...