Fundverë, fillim ankthi? Ja si ndikon ndryshimi i stinës në shëndetin mendor

Fundverë, fillim ankthi? Ja si ndikon ndryshimi i stinës në shëndetin mendor

Ndërsa vera i afrohet fundit dhe freskia e parë e vjeshtës ndjehet në mëngjeset e gushtit, për shumë njerëz ky kalim i stinës nuk është vetëm meteorologjik – por emocional. Largimi nga ditët e gjata të verës dhe rifillimi i shkollës, punës apo rutinës së zakonshme po sjell me vete stres, lodhje mendore dhe një ndjesi të quajtur gjithnjë e më shpesh: “ankthi i fundverës”. Pse largimi i verës na trishton? Sipas specialistëve të shëndetit mendor, ndërrimi i stinëve ndikon direkt në trurin tonë. Më pak dritë natyrale sjell ulje të nivelit të serotoninës – hormon që ndikon në disponimin tonë – dhe rritje të melatoninës, që na bën të ndihemi më të përgjumur dhe më pak energjikë. Psikologët e përshkruajnë këtë si një “mini-shok...