Ekzekutohet me plumb në kokë 47-vjeçari në Greqi, vëlla i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

Ekzekutohet me plumb në kokë 47-vjeçari në Greqi, vëlla i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

Artur Bashimi GREQI-Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme (18 gusht) në Athinë. Viktima është Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas. Artur Bashimi Raportohet se Bashimi ka qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. 47-vjeçari u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik, ndërsa u ndalua sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme. Ndërkohë, viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Marsel Bashimi...