Radio “Europa e Lirë” zbulon se çfarë u bisedua mes Trump, Zelenskit dhe liderëve kryesorë europianë

Radio “Europa e Lirë” zbulon se çfarë u bisedua mes Trump, Zelenskit dhe liderëve kryesorë europianë

Botuar në radion “Europa e Lirë”- Trump u takua fillimisht me Zelenskyn në takim dypalësh dhe pastaj i priti në një takim shumëpalësh liderin ukrainas, shefin e NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin finlandez Alexander Stubb, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fund, Trump tha se zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se kanë nisur përgatitjet për një takim mes Zelenskyt dhe Putini. Kremlini ka konfirmuar se Trump dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë vizitës së Volodymyr Zelenskyt dhe liderëve evropianë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas ndihmësit të Putinit, Yuri Ushakov, biseda ka zgjatur 40 minuta dhe ishte “e hapur”...