Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘S’jam mirë…’ 59 vjeçari vdiq sapo doli nga klinika dentare në Devoll! Sekuestrohet kartela
Detaje të reja lidhur me 59 vjeçarin nga Devolli i cili humbi jetën pasi doli nga një klinikë dentare. Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”.Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku...