Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tabela/Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe
Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet.Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të...