Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Vjosa Çerkini, zëri i Kosovës në media botërore – nga gazetaria tek dokumentarët e historive të heshtura
Flonja Haxhaj Vjosa Çerkini është një prej zërave më të spikatur të gazetarisë kosovare në arenën ndërkombëtare. Karrierën e saj e ka ndërtuar në Gjermani, duke punuar për mediat më prestigjioze si ‘ARD’ dhe tash e shtatë vite për ‘Deutsche Welle’, ku mbulon politika, shoqëri e dokumentarë sportivë, por edhe duke realizuar dokumentarë që janë vlerësuar në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, e së fundi edhe pjesë e dokumentarit ‘Palace of Youth’, ku producente është Rita Ora, shkruan KultPlus. Përveç gazetarisë, aktiviteti i saj përfshin një gamë të gjerë angazhimesh si në filmbërje, në organizata për fuqizimin e grave, si dhe ka fituar çmime për kontributin në ndërtimin e marrëdhënieve mes komuniteteve. Në një intervistë për KultPlus, ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional, sfidat, sukseset,...