Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali “Solar Fest” i zhvilluar në qytetin e Sarandës. “Super energjia e Solar Fest në Sarandë”, shkroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale. “Solar Music Festival”, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm. Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës. Festivali ka një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë./atsh/KultPlus.com