Iu hoq mandati, Dodik sfidon sërish drejtësinë: Do të mbetem President i Republika Srpska

Iu hoq mandati, Dodik sfidon sërish drejtësinë: Do të mbetem President i Republika Srpska

Milorad Dodik, të cilit sot iu hoq mandati si President i Republika Srpska (RS), ka deklaruar se nuk do ta respektojë vendimin dhe se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij si kreu i atij entiteti të Bosnjës dhe Hercegovinës. “Nuk do ta respektoj. Do ta respektoj vullnetin e popullit serb. Ju ishit arrogant dhe prisni që unë të jem i nënshtruar. Nuk do të jem. Unë jam president i Republikës Srpska, dhe ju mund të shkruani çfarë të doni. Unë u zgjodha nga populli, nuk do të zëvendësohem nga një qeveri e huaj”, tha Dodik në rrjetin social X. Ai akuzoi autoritetet se nuk respektuan Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, as Kushtetutën e RS-së dhe as ligjin, duke shtuar se “secili do të...