Palestina për herë të parë në Miss Universe, Nadine Ayoub: Unë mbaj zërin e një populli që refuzon të heshtë

Palestina për herë të parë në Miss Universe, Nadine Ayoub: Unë mbaj zërin e një populli që refuzon të heshtë

Showbiz E Hënë, 18 Gusht 2025 21:50 Nadine Ayoub po krijon histori, pasi është gruaja e parë që përfaqëson Palestinën në konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe. Organizata e Miss Universe (MUO) konfirmoi për CNN se Ayoub do të marrë pjesë në edicionin e vitit 2025, i cili do të mbahet më 21 nëntor në Bangkok, Tajlandë. “Organizata e Miss Universe mirëpret me krenari delegatë nga e gjithë bota, duke festuar diversitetin, dialogun kulturor dhe fuqizimin e grave”,-thuhet në deklaratë. “Nadine Ayoub, një aktiviste dhe modele e njohur nga Palestina, mishëron qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që karakterizojnë platformën tonë”. Ayoub do të konkurrojë përkrah pjesëmarrëseve nga më shumë se 130 vende dhe territore të tjera në konkursin e 74-të të Miss Universe. 27 vjeçarja në një...