Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U fut për mjekim dentar, por nuk doli më gjallë, detaje nga ngjarja e rëndë në Bilisht
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bilisht, ku në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., banues në Progër. Viktima, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 55-vjeçarit.