Arrestohen tre “skifterat” shqiptarë/ Kryejnë grabitje gjatë natës, godasin me levë të moshuarin

Arrestohen tre “skifterat” shqiptarë/ Kryejnë grabitje gjatë natës, godasin me levë të moshuarin

Tre burra janë arrestuar në Padova nga oficerët e policisë, të akuzuar si autorë të mundshëm të një grabitjeje banese ku është përfshirë një çift i moshuar. Ngjarjet datojnë që nga nata e 10 gushtit, kur tre persona të maskuar hynë në një shtëpi në qytetin e Venetos me qëllim kryerjen e një vjedhjeje. Të kapur në flagrancë nga pronarët e shtëpisë, një çift në të shtatëdhjetat, ata reaguan dhunshëm, duke e goditur burrin me levë dhe duke e shkelmuar sapo ai ra përtokë. Pasi kishin vjedhur telefonat celularë të viktimave për t’i penguar të thërrisnin ndihmë, të tre u nisën për të hyrë me sharrë në një kasafortë të vogël. Megjithatë, përpjekja nuk pati sukses dhe kriminelët u detyruan të merrnin vetëm telefonat e...