Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump me liderët e BE: Rusia do të pranojë garanci për Ukrainën
Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, zhvilloi një takim me liderët e BE të cilët ndodhen në Uashington. Trump theksoi se samiti i së premtes në Alaskë me Putinin i ka forcuar bindjen se paqja është e arritshme. Në një “hap domethënës”, Putin ra dakord që Rusia të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, tha Trump. Ky është një nga “pikat kyçe” që do të shqyrtohen në takim. Ai shtoi se do të diskutohet “kush çfarë do të bëjë, në thelb”. Ai u shpreh optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të parandalojë agresione të ardhshme kundër Ukrainës. “Mendoj se vendet europiane do të mbajnë pjesën më të madhe të barrës,” tha ai. “Ne do t’i ndihmojmë.”...