Zelensky pas takimit me Trump: Jemi dakord se siguria e Ukrainës varet nga SHBA dhe Europa

Zelensky pas takimit me Trump: Jemi dakord se siguria e Ukrainës varet nga SHBA dhe Europa

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky pas takimit që pati kokë më kokë me presidentin e SHBA Donald Trump, deklaroi në takimin e përbashkët me liderët e BE se çdo gjë kishte shkaur mjaft mirë. Ai theksoi se të gjithë duan t’i japin fund kësaj lufte. “Ne të gjithë duam t’i japim fund kësaj lufte. Folëm për këtë dhe do të vazhdojmë të flasim për garancitë e sigurisë, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë, së bashku me përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët tanë, por edhe ushtarët, civilët e gazetarët që ndodhen në burgje“, u shpreh Zelensky.