E rëndë/ 55-vjeçari në Bilisht humb jetën pasi del nga klinika dentare

E rëndë/ 55-vjeçari në Bilisht humb jetën pasi del nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë. Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.