Trump pret Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë: Do sigurohem që pakti me Putin të funksionojë, “mbrojtje shumë e mirë” për Ukrainën

Trump pret Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë: Do sigurohem që pakti me Putin të funksionojë, “mbrojtje shumë e mirë” për Ukrainën

Opinioni publik ishte dëshmitar i një takimi shumë më miqësor dypalësh midis Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, krahasuar me përplasjen që pamë midis dy presidentëve në të njëjtën sallë në shkurt. Dy liderët qeshën në disa momente ndërsa diskutonin përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në fillim të takimit, Zelensky i dorëzoi personalisht një letër nga gruaja e tij, Olena Zelenska, gruas së Trump, Melania Trump, për ta falënderuar zonjën e parë të SHBA për përpjekjet e saj për të rikthyer në shtëpi fëmijët ukrainas të mbajtur në Rusi. Trump tha se SHBA do t’i japë Ukrainës “mbrojtje shumë të mirë”, por mbetet i paqartë nëse kjo garanci do të udhëhiqet nga NATO apo mund të përfshijë një angazhim...