Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Nder të kemi europianët këtu! Duam të ndalim vrasjet! Zelensky: Duam garanci
Në Shtëpinë e Bardhë ka nisur takimi shumëpalësh i Presidentit Donald Trump me presidentin Zelensky dhe liderët europianë për të disktuar në lidhje me paqen Ukrainë – Rusi. Më përpara ata bënë një fotografi të përbashkët. Presidenti amerikan, Donald Trump, falënderoi liderët e pranishëm evropianë dhe tha se është nder t’i ketë ata në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ka qenë një ditë shumë e suksesshme dhe se me Zelenskyn ishin disktuar dhe për 'territoret' . “Duam t’i ndalojmë vrasjet dhe ta zgjidhim këtë”, tha Trump. Ai shtoi se sapo pati nderin të jetë me Zelenskyn dhe diskutimet e tyre “përfshinë shumë çështje”. Edhe Zelensky vlerësoi tepër të mirë takimin me Trump. "Patëm një bashkëbisedim shumë të mirë me presidentin Trump. Ishte më i miri....