EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari i arratisur në Greqi, konsiderohet i rrezikshëm

EMRI-FOTO/ Ky është shqiptari i arratisur në Greqi, konsiderohet i rrezikshëm

Një i burgosur shqiptar i identifikuar si Lulzim Xibraku, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta. Xibraku po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta. Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase. Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri...