‘Europa po fundoset nga lufta në Ukrainë’, Spahiu: 5 milionë refugjatë, 45 miliardë euro!

‘Europa po fundoset nga lufta në Ukrainë’, Spahiu: 5 milionë refugjatë, 45 miliardë euro!

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi sot takimin në Uashington mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, liderit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve të BE-së, duke theksuar pasojat ekonomike që po përjeton Evropa nga lufta në Ukrainë. Sipas Spahiut, Europa aktualisht po strehon rreth 5 milion refugjatë ukrainas, me një kosto që arrin afërsisht 45 miliardë euro. Ai vuri në dukje se kjo shifër përfshin vetëm mbajtjen e refugjatëve dhe nuk përfshin ndihmën ushtarake apo mbështetjen e tjera të dhëna Ukrainës, duke krijuar, siç tha ai, një “gropë të zezë” që ka tronditur ekonominë e BE-së. “Emigrantët ukrainas janë dyndur në BE. Sot në BE strehohen afro 5 milion ukrainas dhe BE i mban ata me një faturë afro 45 miliardë euro dhe vetëm kjo faturë, pa llogaritur...