Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Babai i Ilaria Sulës kërkon drejtësi: Vrasësi i vajzës sime duhet të kalbet në burg
Në fund të varrimit të vajzës së tij, Ilaria Sula, babai i saj, Flamur Sula, me lot në sy kërkoi drejtësi për vdekjen tragjike të 22-vjeçares. Ai tha se Ilaria ishte “një fëmijë i artë, një engjëll” dhe theksoi se ajo nuk meritonte një fund kaq të tmerrshëm. “Ajo ishte një fëmijë i artë, një engjëll. Ai duhet të kalbet në burg”, tha Flamur Sula me dhimbje, duke shprehur shpresën se drejtësia italiane do të veprojë në mënyrë të drejtë. Në ceremoninë e varrimit, që u mbajt në Terni, Kryetari i bashkisë, Stefano Bandecchi, e cilësoi vrasësin e Ilaria-s si “një djall” dhe një njeri ‘të padenjë për t'u quajtur burrë’. Ai shprehu ngushëllime dhe solidarizimin e tij me familjen e 22-vjeçares shqiptare. Më shumë...