55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia shoqëron dentistin

55-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia shoqëron dentistin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bilishtit, ku një 55-vjeçar humbi jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare. I ndjeri kishte shkuar për një mbushje dhëmbi, por sapo procedura përfundoi, ai rrëzohet papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit. Njoftimi i policisë:  Devoll / Informacion paraprak Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër. 59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të...