Chelsea hap derën, Bayern hap thesin, bën gati ofertën për sulmuesin e njohur

Chelsea hap derën, Bayern hap thesin, bën gati ofertën për sulmuesin e njohur

E ardhmja e Christopher Nkunku mbetet një nga temat më të diskutuara të merkatos verore. Ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, Christopher Nkunku vazhdon të jetë i përfolur në merkato. Sulmuesi francez, i cili numëron 14 paraqitje me kombëtaren, është në kërkim të një projekti të ri ku mund të gjejë ringritjen. Bayern Munich ka shfaqur interes serioz dhe pritet të bëjë një ofertë në ditët në vijim. Chelsea ka vendosur një çmim mes 40 dhe -50 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, shifër e konsideruar e arsyeshme për një profil të tillë. Përveç bavarezëve, interes për Nkunku kanë treguar edhe Newcastle, Inter dhe Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e sheh si një mundësi të vlefshme për të forcuar repartin ofensiv, duke marrë parasysh...