Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një pyetje me rëndësi jetike – A di se ç’grup e ke gjakun?
Pyetjes për grupin e gjakut, duhet të dijë t’i japë përgjigje gjithkush. Por vetëm pak njerëz e dinë grupin e vet të gjakut, megjithëse ky mund t’u shpëtojë jetën. Për shembull në rast se dikush lëndohet rëndë në një aksident dhe nëse dihet çfarë grupi gjaku ka i aksidentuari, infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë. Grupi i gjakut trashëgohetGrupi i gjakut përcaktohet nga gjenet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur AB0 (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Dhuruesit duhet të ketë të njëjtin grup si marrësi. Nëse gjaku i...