Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Eksplorimi në këmbë i zonës/ 4 turistë francezë e gjermanë u bllokuan në kanionin e Langaricës, ndihmohen nga policia
Punonjësit e Policisë ndihmuan 14 turistë nga Franca dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Në vendin e quajtur “Ura e Dashit”, 14 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre. Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera,...