Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
291 kontrata qiraje nga pasuritë e sekuestruara/ Kush po jeton sot në vilat e krimit?
Një apartament luksoz në një zonë rezidenciale të Tiranës po jepet me qira për vetëm 55 mijë lekë në muaj. Ai është pjesë e listës së pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar, të cilat menaxhohen përkohësisht nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, derisa gjykatat të vendosin konfiskimin përfundimtar dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit. Në këtë listë përfshihen apartamente, biznese, vila në Gjirin e Lalëzit dhe pasuri të tjera bregdetare, deri tek objekte të vogla si monedha ari apo edhe mjete pune. Sipas raportimeve, shumica e këtyre pasurive dyshohet se janë krijuar nga trafiku i drogës, ndërsa rastet që lidhen me korrupsionin janë shumë më të pakta. Aktualisht janë të lidhura 291 kontrata qiraje, ndërsa vlera totale e...