Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

14 turistë nga Franca dhe Gjermania mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Përmetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe autoritetet e zonave të mbrojtura, ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan autoritetet për ndihmën dhe përkushtimin. Njoftimi i policisë:  Përmet / Punonjësit e Policisë ndihmuan 14 turistë nga Franca dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Në vendin e quajtur “Ura e Dashit”, 14 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në...