A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

Ka nisur para pak minutash takimi mes dy presidentëve Donald Trump dhe Volodymir Zelensky në Zyrën Ovale, ku janë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. I pyetur nga gazetarët se a do të ishte i gatshëm të dorëzonte territore, Zelensky u përgjigj shkurt se duhet të ndalojë lufta me Rusinë. Ai tha se  ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Donald Trump për përfundimin e luftës në një mënyrë “diplomatike”. Presidenti ukrainas gjithashtu deklaroi se dëshiron të zhvillojë një takim trilateral për të diskutuar më tej.