Trump: Pas takimit me Zelenskyn do të telefonoj Putin

Trump: Pas takimit me Zelenskyn do të telefonoj Putin

Katër ditë pas takimit me Vladimir Putin në Alaska, presidenti Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, për të diskutuar mbi zgjidhjen për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Gjatë takimit me Zelenskyn para gazetarëve, trump tha se menjëherë pas këtij takimi dhe atij me liderët e BE, do të zhvillojë një tjetër bisedë me presidentin Putin përmes telefonit. “Ai po pret telefonatën time sapo të përfundojmë këtë takim,” tha Trump. Ai shtoi se mund të ketë ose jo një takim trilateral. Nëse nuk ndodh, luftimet do të vazhdojnë, ndërsa nëse realizohet, presidenti amerikan tha se ekziston një “mundësi e mirë” për t’i dhënë fund konfliktit.